SHBA zgjasin afatin tregtar për kompaninë kineze Huawei

Shtetet e Bashkuara i dhanë gjigantit kinez të telekomunikacionit “Huawei” edhe 90 ditë afat për të blerë nga kompanitë amerikane, pajisje për produktet e saj elektronike. Ky vendim lë mënjanë për momentin shqetësimet lidhur me sigurinë kombëtare që paraqet kjo kompani.

SHBA zgjasin afatin tregtar për kompaninë kineze Huawei

Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross i tha rrjetit televiziv Fox Business se shtyrja e afatit për “Huawei” do të ndihmonte klientët amerikanë, shumë prej të cilëve kanë rrjete në pjesën rurale të Amerikës. “Huawei” shpenzoi 70 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve në vitin 2018, 11 miliardë nga të cilat i shpenzoi për blerë nga kompanitë amerikane.

“Ne po u japim atyre pak më shumë kohë të heqin dorë nga praktikat e gabuara të shitjeve që i bëjnë Huawei-t”, tha Ross.

Me gjithë shtyrjen e këtij afati,  Ross njoftoi futjen e 46 bashkëpunëtorë të kompanisë “Huawei” në listën e zezë të kompanive të lidhura me Huawei-n të cilat kufizohen të kryejnë transaksione me SHBA-në.

Zgjatja me 90 ditë e mundësive që kompanitë amerikane të vazhdojnë t’i shesin produkte “Huawei-t” shtrihet deri më 19 nëntor, duke i dhënë asaj mundësinë që të ruajë rrjetet ekzistuese telekomunikuese dhe të ofrojë përmirësimeve të programeve për produkte elektronike që i ka shitur tashmë.

Ross hodhi poshtë shqetësimet për atë se çfarë mund të ndodhë pas tre muajsh.

SHBA-ja e bllokoi për herë të parë “Huawei” që të blejë produkte në SHBA në fillim të këtij viti, pjesë e negociatave të gjata dhe deri më tani të pasuksesshme tregtare mes Uashingtonit e Pekinit. Por zoti Trump, pas një thirrje nga Presidenti Kinez Xi Jinping i lehtësoi sanksionet ndaj Huawei-it duke lejuar shitje të kufizuara.

Megjithatë “Huawei” nuk lejohet të blejë pjesë amerikane për produkte të reja pa licenca speciale amerikane. Ross tha se më shumë se 50 kompani kanë bërë kërkesë për heqje të këtij kufizimi, por kjo gjë nuk është pranuar.