Shefat profesionistë ndajnë gabimet më të zakonshme që ne – amatorët – bëjmë

Shefat profesionistë ndajnë gabimet më të zakonshme që ne – amatorët – bëjmë

Për të gjithë ne që nuk jemi aspak të shkathët në kuzhinë disa këshilla nuk do të na bënin fare dëm!

Për fat të mirë, interneti është plot me profesionistë të dobishëm. Këta kuzhinierë po ndajnë disa nga këshillat me amatorët dhe po i ndihmojnë ata të shmangin gabimet më themelore, të zakonshme për të cilat disa prej nesh janë fajtorë.

Bored Panda ka mbledhur disa nga pjesët më të mira të këshillave të gatimit për të përmirësuar aftësitë tuaja (dhe tona) në gatim, transmeton Insajderi.

– Shijoni ndërsa gatuani. Hidhni vazhdimisht erëza (niveli i kripës) sipas nevojës. Aciditeti është gjithashtu një aspekt shumë i anashkaluar i gatimit. Çdo gjë shijon më mirë me pak limon ose uthull.

– Pastroni ndërsa gatuani. Gjatë gatimit ju do të keni kohë të lirë, përdorni atë kohë për të pastruar rrëmujën që keni bërë.

– Temperatura e ulët e frigoriferin prish kompozicionin kimik të domateve duke i prishur shijen. Mos fusni domatet në frigorifer!

– Ndiqni recetën pikë për pikë nëse nuk dini saktësisht se çfarë po bëni. Pjekja është shkencë dhe nëse nuk llogaritni si duhet përbërësit, nuk do të dalë kurrë mirë. Gjithashtu sigurohuni që të keni përbërës të mirë.

– Nëse receta thotë që një përbërës supozohet të jetë në temperaturë, sigurohuni që është temperaturë dhome! Vezët janë veçanërisht të rëndësishme për këtë rregull – të verdhat e vezëve në temperaturë dhome prishen më lehtë dhe ‘shkrihen’ më mirë në çdo gjë që po përzieni. Dhe për diçka si cheesecake, ose ndonjë gjë tjetër me përmbajtje të lartë yndyre, vezët e ftohta mund të ngurtësojnë yndyrën dhe ta bëjnë përzierjen tuaj me gunga.

-Një gabim vërtet i zakonshëm që njerëzit bëjnë është vendosja e ushqimit në një tigan të ftohtë. Ju duhet ta lini tiganin të nxehet pak para se t’i vendosni ndonjë gjë.

– Mos e mbushni për së tepërmi tiganin me përbërës!

– Tani, kjo është një gabim i çuditshëm, por të gjithë janë fajtorë për të, madje edhe disa kuzhinierë profesionistë. Përzierja. Të gjithë kanë përzier një përbërje në mënyrë të gabuar, për breza të tërë. Nëse keni një tenxhere të madhe me diçka si brum palpetash, supë ose salcë, ju me siguri trazoni në një lëvizje rrethore, zakonisht në drejtim të akrepave të orës ose kundër akrepave të orës, apo jo? Ndoshta përgjatë buzës së tenxhere, ose në një spirale, ose duke shkuar brenda ose jashtë?

– Epo, po e bën gabim. Kur përzieni, bëjeni në rrathë të vegjël, duke punuar nga jashtë dhe duke shkuar brenda. Ngjashëm me mënyrën se si mund të vizatoni një re ose petale mbi një lule.

– Shtypja e mishit për ta bërë atë të gatuhen më shpejt. Mos e bëni kurrë! Ju po largoni nga mishi gjithë lëngun e tij e kështu edhe shijen, dhe në fund mbeteni me një copë mishi të tharë.

– Kur vendosni diçka në furrë për të pjekur, është shumë joshëse që hapni derën dhe t’ia hidhni një sy. Mundohuni ta bëni këtë sa më pak të jetë e mundur. Kur hapni derën e furrës, i gjithë ajri i nxehtë del jashtë, duke ulur kështu temperaturën e furrës tuaj. /Insajderi.com