Sheffield United transferon super talentin e Liverpool

Sheffield United transferon super talentin e Liverpool

Ekipi nga Premier Liga, Sheffield United, e ka bërë një transferim tejet interesant, pasi ata kanë arritur që të bindin ekipin e Liverpool, për Rhian Brewster, që llogaritet si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së Liverpool.

Klubet njoftojnë, se marrëveshja është arritur për shumën e 23.5 milionë funteve, por në këtë marrëveshje, Liverpool, është kujdesur që të fus një klauzolë kthimi për lojtarin, nëse ata e shohin të arsyeshme një gjë të tillë, transmeton Insajderi.

Sheffield United, ka bërë një sezon të madh vitin e kaluar, ndërsa krejt mbrapsht e ka filluar këtë sezon, duke mos arritur që të shënojnë në tre ndeshje radhazi dhe tani me përforcimin e ri, ata shpresojnë të gjejnë me lehtë rrugën e golave./Insajderi.com.