Arrestohet në Gjermani shefi ekzekutiv i AUDI

Arrestohet në Gjermani shefi ekzekutiv i AUDI

Shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të veturave, Audi, Rupert Stadler, është arrestuar mbi dyshimet  rreth një skandali me emetimin e dizelit.

Zëdhënësi i Wolkswagen, pronë e Audi, ka konfirmuar se Stadler është arrestuar, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Prokurorët në Munich kanë thënë se kanë vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mundte të kërkonte shuarjen e provave.

Ky skandal kishte shpërthyer tre vjet më parë kur doli se veturat ishin pajisur me pajisje të dizajnuara për mashtrim të testeve të emetimit.

Këto pajisje ishin gjetur në veturat e VË, por që edhe dega e Audi ka qenë e përfshirë në skandal.