Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Lutfi Hazirin

Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Lutfi Hazirin

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit Haziri.

Më pas shefi i BE-së do të vizitojë edhe disa projekte të financuar nga kjo zyrë.

Kujtojmë se, i pari i Gjilanit, një ditë më parë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të kryetar të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie do të mbahet të dielën, 14 mars të këtij vitit./Insajderi.com