Shefi i EULEX-it i përgjigjet Pacollit për karantinimin e oficerëve

Shefi i EULEX-it i përgjigjet Pacollit për karantinimin e oficerëve

Shefi i EULXE-it, Lars Gunnar Wigermark i është përgjigjur Kryetarit të Alencës Kosova e Re (AKR), rreth karantinimit të 31 oficerëve polak që erdhën para disa ditësh me aeroplanin e stafit të EULEX-it.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Wigermark, ka thënë se të gjitha ata oficerë që kanë ardhur janë vetkarantinuar, përcjell Gazeta Insajderi.

“Për korrektësi, i gjithë stafi i EULEX-it që janë kthyer në Kosovë duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Ne e kemi zbatuar këtë politikë që nga fundi i muajit shkurt dhe, për shembull, 31 oficerë policie polakë Gruaja e policisë që u kthye në Kosovë javën e kaluar tani janë në karantinë në kampin e tyre”, ka shkruar Wigermark.

Pacolli sot ka shkruar në Twitter për ardhjen e 31 oficerëve polak me avionin e misionit të EULEX-it në Kosovë, me ç’rast është ankuar se ata nuk janë karantinuar.

“Por jo në Dhomat e Studentëve. Faleminderit Lars Wigemark për konfirmimin e standardeve të dyfishta të Kurtit. Pse stafi juaj duhet të trajtohet ndryshe nga qytetarët e Kosovës. Vlerësojmë për konfirmimin e gjithçka që thashë. Qeveritë trajtoi ndërkombëtarët, Serbinë dhe qytetarët e Kosovës të gjithë të ndryshëm”, ka shkruar Pacolli ndër tjera. /Insajderi.com