Luan Dalipi, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të heqë tarifën ndaj produkteve serbe, atëherë kur Serbia do të ndalojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës.
Dalipi, në një shkrim të gjatë në Twitter, ka shkruar se heqja e tarifës pas ndaljes së çnjohjeve nga Serbia do të krijonte bazë të fortë për dialog mes dy vendeve.
“Ne do ta heqim tarifën në tërësinë, sapo të marrim konfirmimin nga Serbia se do të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve, si dhe do të heqë barrierat e saj jo tarifore. Kjo do të krijojë një bazë të fortë për dialog dhe marrëdhënie reciproke me Serbinë”, ka thënë Dalipi, shkruan Insajderi.
Këshilltari i Kurtit ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mund të udhëheq dialogun pa u koordinuar me qeverinë.
“Askush nuk duhet të mashtrojë miqtë tanë në komunitetit ndërkombëtar. Veprimet e pakoordinuara dhe pa autorizim kushtetues jo vetëm që prodhojnë pasoja negative, por edhe marrëveshje fiktive dhe të pazbatueshme që rezultojnë në dëmtimin e pozicionit ndërkombëtar dhe të interesave të Kosovës”