Shefi i Kabinetit të ministrit Veliu për deputetë e VV-së: A e lypin? Bash kah të enden

Shefi i Kabinetit të ministrit Veliu për deputetë e VV-së: A e lypin? Bash kah të enden

Bajram Gecaj, shef i Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas incidentit të sotëm të ndodhur midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Jashtme.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se deputetët e VV-së, e kërkojnë dhunën ngado që enden, mirëpo LDK nuk hynë kurrë në një thes me ta.

“A e lypin? Bash kah të enden! A jemi ne që hyjmë në thes me ta? Kurrë!”, ka shkruar Gecaj.

A e lypin? Bash kah të enden!
A jemi ne që hyjmë në thes me ta? Kurrë!

Posted by Bajram Gecaj on Tuesday, July 28, 2020

 

Gjatë pasdites së sotme, deputetët e VV-së, Gazmend Gjyshinca dhe Fitore Pacolli, kanë thënë se janë sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi në hapësirat e Kuvendit, gjë që këta dy të fundit e mohuan duke thënë se një sulm I tillë nuk ka ndodhur dhe mund të dëshmohet me anë të kamerave. /Insajderi.com/