Shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë dyshohet se goditi me veturë këmbësorin në Fushë Kosovë

Shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë dyshohet se goditi me veturë këmbësorin në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 16:35 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë, në të cilin sipas Policisë ka qenë i përfshirë një zyrtar policor që drejtonte veturën, njofton Insajderi.

Nga njoftimet e Policisë së Kosovës,  mësohet  se zyrtari policor është Shefi i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu.

“Sot me datën 17.10.2020 rreth orës 16:35 në rrugën ‘Dardania’ Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i aksidentuar është dërguar me autoambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e Trafikut Rajonal në Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes./Insajderi.com