Zyrtari i BDI-së: Kur Ali Ahmeti luftonte, Blerim Reka dëgjonte muzikë serbe

Zyrtari i BDI-së: Kur Ali Ahmeti luftonte, Blerim Reka dëgjonte muzikë serbe

Shefi i Shtabit Zgjedhor i BDi-së, Izet Mexhiti, para mbështetësve të BDI-së në Saraj, ka thënë se opozita shqiptare nuk ka koncept, madje edhe ata e dinë që nuk fiton Blerim Reka, por e kanë mbështetur për të mbijetuar politikisht.

Mexhiti shtoi se kur dikush ka vrapuar për Republikën e Kosvës si student, Blerim Reka ka dëgjuar muzikë sërbe, atë të ‘Bjello Dugmes’.

“Kandidimi i Blerim Rekës është për me i mbajtë gjallë partitë e tyre, pasi që edhe ata e dinë se nuk fiton, por mos të ishte kandidimi ata do të ishin të humbur në skenën politike. Përsëri ne dalim me koncept, dhe nuk duam që të dalim me nje koncept të dështuar. Ne nuk duam të provojmë diçka që ka qenë dështim në të kaluarën . Ne nuk jemi nga ata që duam ta përjetojm ndjenjën e humbjes, as ma pakë zoti Sela shqiptarët dhe arnautët , nuk e kanë traditë të festojnë humbjet e tyre. Traditë e popullit serbë është për të festua humbjet, e ne nuk dumë që të jemi pjesë e humbjeve. Kjo që po e bënë opozita është patriotizëm i vonuar. Parulla e tyre Republikë është e gabuar dhe e vonuar, a nëse duanë që ta përdorin frazën republikë, atëher, duhet t’i rikujtojmë se kur dikush e ka dëgjuar ‘bjello dugmen’, në Jugosllavi, e kamë fjalën për Blerim Rekën, Ali Ahmeti në vitet e 81 si student ka kërkuar Republikën e Kosovës”, ka thënë Mexhiti.

Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë.

Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me LSDM-në, përkrahin maqedonin Stevo Pendarovski për president të ri të Maqedonisë.