
Shefi i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka mirëpritur vendimin e ndaj Mlladiqit.
Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij në Gjenevë thuhet se dënimi ndaj Mlladiqit është “një fitore e rëndësishme për drejtësinë”.
“Mlladiç është mishërim i së keqes”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e shefit të të drejtave të njeriut, Al-Hussein, shkruan New York Times, raporton Insajderi.
Ratko Mlladiç është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje 1992-1995.
Në ish-zonën e mbrojtjes të OKB-së, njësitë serbe kishin vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë. /Insajderi.com