“Fotografia sa një mijë fjalë”

Shefja e kabinetit të Avdullah Hotit i reagon Selim Selimit

Shefja e kabinetit të Avdullah Hotit i reagon Selim Selimit

Ka vazhduar përplasja në distancë mes partnerëve të koalicionit qeverisës, ku Ardita Dushi, shefe e kabinetit qeveritar të kryeministrit Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj ministrit të drejtësisë, Selim Selimi, njofton Insajderi.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, nga radhët e AAK-së, ditë më parë e ka kritikuar kryeministrin Hoti se nuk e kishe përfshirë në takim me presidentin serb Alekasndër Vuçiq.

Lidhur më këtë akuzë të AAK-së, për anashkalim të partnerit të koalicionit nga ana e kryeministrit Hoti, sot ka reaguar shefja e kabinetit të tij, Ardita Dushi.

Dushi, në rrjetin e saj social, Facebook, ka postuar një fotografi të kryeministrit Hoti me ministrin e drejtësisë, Selim Selimi, ku shihen duke u konsultuar.

Fotografia ishte bërë tri ora para takimit mes Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiq.

Dushi, fotografisë në fjalë i ka shtuar mbishkrimin “3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet, Bruksel 16.07.2020”, duke lënë të nënkuptohet kështu që, akuza të llojit se Hoti po anashkalon partnerët e koalicionit, nuk qëndrojnë./Insajderi.com