Shefja e Zyrës së BE-së kërkon të mos votohen kandidatët e korruptuar

Shefja e Zyrës së BE-së kërkon të mos votohen kandidatët e korruptuar

Fushatën për mos votim të kandidatëve të korruptuar e ka mbështetur edhe shefja e Zyrës së BE-së njëherësh përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kjo fushatë e nisur nga Instituti Demokratik i Kosovës, është përkrahur edhe nga diplomat të tjerë si ai amerikan Greg Delawie.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 11 qershor. Zyrtarisht gjatë ditës së djeshme ka filluar fushata zgjedhore./Insajderi.com