Shefqet Kabashi tregon njeriun që e urdhëroi ta vriste Rrok Berishën: Më ofroi “Audi”

Shefqet Kabashi tregon njeriun që e urdhëroi ta vriste Rrok Berishën: Më ofroi “Audi”

Shefqet Kabashi ish-ushtar i UÇK-së, ka thënë se Alush Agushi e kishte urdhëruar atë që ta vriste Rrok Berishën.

Ai ka thënë se arsyetim i saktë nuk ishte dhënë asnjëherë përse do të duhej të vriste. Thotë se i është thënë vetëm se është kundër luftës së UÇK-së.

“Drejtpërdrejt Alush Agushi më dha urdhër ta vrasë Rrokin, më tha që është kështu kështu kundër luftës e kundër këtyre”, ka deklaruar Kabashi në T7.

“Më është dhënë urdhri në Jabllanicë nga Alush. Ma ka ofruar Audin 15 mijë markëshe, më ka thënë të shkojë ta vrasë”, ka thënë tutje Kabashi.

I pyetur nëse Agushi ishte nën komandat e Ramush Haradinajt, Kabashi ka thënë se për një çështje duhet të pyetet vetë Agushi e jo ai.

Shpjegoj po ashtu se Kabashit nuk i ishte kërkuar asnjëherë përse nuk e kishte kryer porosinë, për ta vrarë Rrok Berishën./Insajderi.com