Shehi kthehet në “vendin e tmerrit”

Shehi kthehet në “vendin e tmerrit”

Porta e tunelit për të lëshuar fushën e Partizanit në Beograd dukej si vrimë gjilpëre e vogël. Dyndja e lojtarëve se kush i pari po fut kokën në tunel ishte e madhe dhe e arsyeshme.

Futbollistët shqiptarë po përballeshin me egërsi të paparë nga tribunat. Mbi ta po hidheshin gjësende të forta, e disa huliganë serbë që kishin zbritur te hyrja po sillnin grushte e shqelma, shkruan sot Koha Ditore.

Një prej viktimave të ndeshjes së luajtur tre vjet më parë ishte edhe Orges Shehi, portieri i Kombëtares shqiptare dhe i klubit Skënderbeu.

E pikërisht me Skënderbeun, Shehi do të vizitojë të enjten “vendin e tmerrit”, aty ku do të përballet me Partizanin e Beogradit në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.