Sheholli dënon ashpër deklarimet se ka agjentë serb në Veri të Kosovës- fton Prokurorinë ta merr rastin

Sheholli dënon ashpër deklarimet se ka agjentë serb në Veri të Kosovës- fton Prokurorinë ta merr rastin

Fatmir Sheholli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bedri Elezi , drejtorit  të Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, i cili ka thënë se dyshohet se rreth 30 agjentë janë ardhur  në veri të vendit.

“Ne si instiuti e kemi vënë në dijeni  presidentin, AKI, kryesiministrin, se ka aktivitet të dyshimta, ku dyshohet se 30 agjentë të shërbimit sekret të Serbisë, do të garantojnë zbatimet e masave të cilat do t’i merr Qeveria e Serbisë, si dhe do të kryjnë punë të tjera që kanë të bëjnë direkt me cënimin e sovranitetit”, ka thënë Elezi.

Fatmir Sheholli, që drejton Institutin për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretknike, deklaratat e Elezit i ka parë me skepticizëm. Madje ai ka ftuar Prokurorinë e Kosovës që të merret me këtë rast.

“Deklarimet se na kanë hyrë 100 agjentë është shumë zhgënjyese, e frikshme në këtë forme të komunikimit me opinionin, ne kemi agjent serb të intelegjencës, është intelegjenca e NATO në Kosovë, është e UNMIK, e ambasadat e ndryshme. Ke bërë hulutime në veri po duhet të dalin, sa ekzemplare i ka, nuk dilet më këso të dhënash, 100 agjentë a din çka don me thon me hy 100 agjentë atëhere është luftë e drejtpërdrejt. Nuk mund të thuash kam burim ndërkombëtar  se teke  fundit ne organizatat joqeveritare qysh veprojmë edhe ne i nënshtrohemi ligjit prandaj ai institut a kush ka bërë  këso deklarata  publike. Prokuroria e Kosovës do të ishte mirë që të mirrej me këtë çështje të mos ndodhin gjëra të tilla”, ka thënë Sheholli.

Instituti që ia drejton ka edhe zyra ne veri të vendit, por për dallim prej disa personazheve tjera të kësaj episode të InDoks, ai ka një mendim tjetër se çka po ndodh në Veri. Se kush po i merr vendimet atje, Qeveria kosovare apo ajo serbe.

“Qeveria e Serbisë ka pru vendime para Kosovës para gjendjes emergjente deri në orën 5:00, kurse Serbia  prej orës 8, prej të premtes do ta bëjnë si ne, do të jetë kështu siç e kemi ne. Në veri aplikohet vendimi i Kosovës dhe i Serbisë “, ka shtuar Sheholli.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi, javë me parë, Mitrovica Veriore me nje vendim nga shtabi i krizës është vendosur të ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri  5:00.

Kujtojmë se nga data 08 shkurt deri më 11 prill të këtij viti, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 283, me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese/InsajderiInDoks