Shembet edhe një pjesë tjetër e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

 Shembet edhe një pjesë tjetër e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

Është shembur edhe një pjesë tjetër e Hotel Adriatikut në Mitrovicë, shkruan Gazeta Insajderi.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është raportuar për shembje, policia e ka vënë perimetrin e sigurisë përreth objektit. Deri tash  nuk raportohet për të lënduar. Detaje të tjera nuk kam”, ka thënë Zahiti shkurt për Insajderin.

Në prill të viti të kaluar shembja e gjysmës së këtij hoteli, ia mori jetën një 27-vjeçarit, Visar Behrami i cili ishte duke punuar në këtë objekt bashkë me tre punëtorë të tjerë./  Insajderi.com