fbpx

Shembet objekti pranë stadiumit ‘Arena Kombëtare’, pronarët: nuk kemi qenë të lajmëruar

Shembet objekti pranë stadiumit ‘Arena Kombëtare’, pronarët: nuk kemi qenë të lajmëruar

Sot ka nisur puna për shembjen e një objekti pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se pronarët pretendojnë që nuk janë lajmëruar me shkresë zyrtare për shembjen.

Shembja e objektit 4 katëshe, ka nisur që në orën 7 të mëngjesit dhe po bëhet me anë të dy fadromave.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe nuk lejon kalimin e mjeteve.

Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar përmes rrjetit social Twitteri cili shkruan:  Çibani i fundit! 🚜

Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare 🏟⚽

Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq ✌ #TiranaNukNdalet”.