Shenja që trupi juaj nuk po merr rreze dielli dhe vitaminë D aq sa duhet

Shenja që trupi juaj nuk po merr rreze dielli dhe vitaminë D aq sa duhet

Para se të mendoni të merrni një zëvendësues të vitaminës D, duhet të dini që dielli është burimi më i mirë.

Dhe ka disa shenja që tregojnë se nuk po merrni aq shumë vitaminë D natyrale sa është normale. Ja çfarë duhet të dini:

– Ju mund të përjetoni shumë ndryshime të humorit, duke filluar nga stresi dhe ankthi, e deri tek depresioni. Kjo është një nga shenjat klasike që trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm rreze dielli. Dilni më shpesh, qëndroni në ballkon dhe ekspozojeni veten ndaj vitaminës D, njofton Insajderi.

– Gjatë vetë-izolimit, shumë njerëz mund të kenë përjetuar rënie të flokëve më shumë se zakonisht. Kjo është përsëri një shenjë që trupi juaj ka nevojë për vitaminë D për ta mbajtur atë të shëndetshëm dhe për të parandaluar rënien e flokëve.

– Nëse jeni duke përjetuar një lloj dhimbje muskulore, ose ndjeheni më të lodhur se kurrë, shanset janë se mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës D. Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës dhe në nyjet janë gjithashtu mjaft të zakonshme.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani në mend është se ata që kanë mungesë të vitaminës D, vuajnë gjithashtu nga imuniteti i dobët. Dhe tani forcimi i imunitetit tuaj duhet të jetë qëllimi juaj i vërtetë. Mos e bëni veten më të ndjeshëm ndaj infeksioneve sezonale; lëreni diellin të bëjë punën e tij.

Burimi: Health Magazine