Shenjat paralajmëruëse të abuzimit emocional

Shenjat paralajmëruëse të abuzimit emocional

Dhuna në lidhje e tejkalon aspektin fizik. Abuzimi emocional lë shenja të padukshme. Shenjat e dhunës fizike dallohen lehtësisht, njëjtë si edhe abuzuesi fizik, por kur vie fjala te abuzimi psikologjik, është shumë më e vështirë të identifikohet.

Po përmendim disa prej shenjave që mund të ndihmojnë në identifikimin e dhunës psikologjike:

  1. Opinioni juaj nuk ka rëndësi

Nëse partneri juaj refuzon të shohë gjërat prej perspektivës tuaj, kjo është shumë më teper se sa kokëfortësi. Askush nuk duhet të pajtohet gjithmonë me mendimin e tjetrit, ndaj kushtojini vëmendje kësaj prirje që identifikohet si tipar i hershëm i abuzuesit emocional.

  1. Ju fajësojnë për çdo gjë

Në një lidhje të shëndoshë, të dy palët marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, dhe rriten së bashku në lidhje. Kjo nuk ndodh me abuzuesin emocional, sepse personat e tillë tentojnë të bartin fajin gjithmonë te personi tjetër.

  1. Ultimatumet e skajshme

Kjo është një formë për të ju shtyrë të bëni atë që tjetri dëshiron, çka konsiderohet formë e manipulimit, sepse në të kundërtën, do të pësojë hakmarrje.

  1. Refuzimi i afeksionit

Nëse tjetri tenton që përmes dashurisë së tij, të ju kushtëzojë, kini kujdes, sepse jeni duke rënë pre e abuzimit. Në fillim mund të duket si lojë e këndshme mirëpo me kalimin e kohës, do të synojë ta kthejë në mekanizëm që ju shtyn të dilni jasht vetes, për të marr vëmendjen dhe dashurinë që e prisni prej një partneri të shëndetshëm.

  1. Përqeshja e emocioneve

Njërëzit emocionalish abuziv kanë vështirësi në të shprehurit  e ndjenjave. Për shkak të kësaj, ata i shohin emocionet e të tjerëve si dobësi, dhe kjo iu jep atyre epërsi.

  1. Mosrespektimi i privatësisë.

Qoftë telefoni, laptopi apo diçka tjetër personale, ju nuk keni të drejtë të mbani gjëra për vete. Abuzimi emocional ka të bëj me kontrollin, i cili vjen prej frikës dhe pasigurisë së tyre personale. Për ta mboshtur frikën, ata duhet të dominojnë hapësirën dhe privatësinë e tjetrit.

  1. Tendenca për të ju ndryshuar

Ju nuk duhet të ndryshoni sepse dikush tjetër ka dëshirë të ju shoh ndryshe. Ndonjëherë janë mendimet e ndonjëherë gjëra tejet personale si mënyrë e të veshurit, krehja e flokëve etj. Ju nuk duhet të lejoni që dikush të ju bëj të ndiheni keq për të qenit vetvetja.

Nuk është e lehtë të përfundohen lidhje të tilla. Viktimës i duhet kohë, mbështetje dhe fuqi e madhe për të lënë abuzuesin. Tentoni të kërkoni ndihmë, qoftë nga miqtë, familja apo edhe terapisti.