Shënohet dita e personave të Zhdukur në Kosovë

Shënohet dita e personave të Zhdukur në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për ata njerëz që kanë humbur gjurmët në konflikte apo rrethana të tjera, njofton Insajderi.

30 Gushti është shpallur nga Kombet e Bashkuara si ‘Dita për të nderuar viktimat e zhdukjes së dhunshme’. Kjo ditë do të shënohet edhe në vendin tonë, ku edhe 1640 persona vazhdojnë të jenë të evidentuar si të zhdukur vetëm nga lufta e fundit.

Kurse, mijëra familje vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të mësuar të vërtetën, për të mësuar fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre./Insajderi.com