Shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë

Shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë

Me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë 2019, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) organizon ceremoninë e hapjes së “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të Edukimit Financiar”.

Në këtë ngjarje BQK-ja do të shpalosë projektet nga fusha e Edukimit Financiar të cilat do të realizohen falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së Bankës Botërore, mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) dhe projekteve të mbështetura nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE).

Realizimi i këtyre projekteve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institucionet Financiare do të ndikojë fuqishëm në avancimin e edukimit financiar.

Gjithashtu, në këtë ceremoni do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK-së) dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-it), në kuadër të Edukimit Financiar.

Nënshkrimi i memorandumit në mes të BQK-së dhe MASHT do të ndihmojë zbatimin efektiv të projekteve.