Shënon përsëri Zeneli, Kosova bindshëm ndaj Lituanisë

Shënon përsëri Zeneli, Kosova bindshëm ndaj Lituanisë

Kosova ka trefishuar rezultatin në takimin miqësor ndaj Lituanisë, njofton Insajderi.

Autor i golit të tretë për Kosovën dhe të dytin personal, e shënoi anësori i majtë Arbër Zeneli.

Po zhvillohej minuta e 71-të e takimit, kur pas një pasimi me Kastratin, mbrojtësit mysafir nuk larguan topin nga zona, ndërsa nga kjo situatë përfiton më së miri Zeneli duke dërguar topin në krahun e djathtë të portës kundërshtare. /Insajderi.com