Shënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton me Covid 19, UEFA pritet të vendos për ndeshjen Kosovë – Greqi

Shënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton me Covid 19, UEFA pritet të vendos për ndeshjen Kosovë – Greqi

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e Covid 10 të bërë menjëherë pas ndeshjes.

“Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”, ka thënë presidenti I FFK-së, Agim Ademi për Telegrafin, transmeton Insajderi.

“Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA. Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”, ka shtuar Ademi.

“Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje. Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, përfundoi i pari i FFK-së./Insajderi.com.