Shërbimi Informativ i Gjermanisë ngre shkallën e alarmit për Ballkanin

Shërbimi Informativ i Gjermanisë ngre shkallën e alarmit për Ballkanin

Shërbimi Informativ Federal i Gjermanisë (BND) ka shtuar përqendrimin në vëzhgimin e zhvillimeve në Ballkan dhe në këtë kuadër, në veçanti në Bosnjë. Siç shkruan ”Berliner Zeitung” në botimin e sotëm, mbi bazë të informatave të veta të marra nga qarqet e sigurimit, BND po e bën këtë në koordinim me shërbimet tjera të igurimit.

Arsyeja kryesore për këtë ndryshim qëndron në rritjen e aspiratave islamike në rajon. Veç kësaj, shtetet e Golfit, para së gjithash Arabia Saudite, po investojnë shuma të mëdha parash për të zëvendësuar islamin e moderuar që ka mbizotëruar atje deri tash me një islam radikal ose me ngjyrime vahabiste. Nga asnjë vend tjetër evropian gjatë viteve të fundit nuk kanë dalë kaq shumë luftëtarë xhihadistë në raport me numrin e banorëve sa nga Bosnjë e Hercegovina.

Si vend trashëgues i ish Jugosllavisë, Bosnja, ashtu ashtu si dhe të gjitha shtetet e dala shteti i përmendur, konsiderohet krijesë e brishtë, transmeton albinfo.ch.

Kryetari i BND-së, Bruno Kahl ka thënë në një ligjëratë të mbajtur dy javë më parë se kthesa demografike është faktori kryesor, promotori që drejton aktualisht politikën ndërkombëtare. Kjo ka për pasojë, krahas fluksit në rritje të refugjatëve edhe krijimin e shteteve të dobëta, të cilat përbëjnë një terren të përshtatshëm për luftëra civile ose u shërbejnë terroristëve si një zonë e strehimit apo edhe si zona operative.

Tekstualisht, ai ka thënë se “Indeksi `fragile States 2016` në këtë kontekst tregon një tabllo jo shumë optimiste. Në këtë indeks, vendet si: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Bjellorusia, Moldavia, Ukraina dhe Rusia paraqiten si vende të kategorisë së `alarmit të lartë`”.

Ballkani është në fokus të BND-së prej kohësh. Kjo ka të bëjë me faktin se atje janë stacionuar që nga vitet `90 ushtarët e Bundesverit. Ndë Kosovë Bundesveri ende vazhdon të veprojë.