Shërbyesit civilë vazhdojnë grevën edhe nesër

Shërbyesit civilë vazhdojnë grevën edhe nesër

Greva e shërbyesve civilë do të vazhdojë edhe nesër nga ora 10:00 deri në 11:00.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës, ku bëhet thirrje që të arrihet një zgjidhje për çështjen e pagave për shërbyesit civilë në kuadër të Projektligjit për paga.

“Këshilli grevist dhe udhëheqja e dy kryesive, të angazhohen që me zyrtarët qeveritarë t’i vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për shërbyesit civil, e cila do të jetë e barasvlefshme me sektorët e tjerë dhe të sigurojnë një dëshmi mbi marrëveshjen e arritur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe grevë një-orëshe është mbajtur edhe sot.