Shërohen nga koronavirusi aktorët e njohur

Shërohen nga koronavirusi aktorët e njohur

Qëndruan në spital prej koronavirusit për 5 ditë.

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson u larguan nga spitali pasi nuk kanë më shenja të koronavirusit.

Çifti i aktorëve qëndroi i shtruar për 5 ditë nga dita ku treguan se zbuluan se ishin të infektuar.

Ata ndodheshin në Australi ku janë konfirmuar rreth 400 raste dhe ka patur 5 viktima nga COVID-19.

Tom Hanks dhe Rita Wilson ndodheshin atje, pasi po xhironin një film.