Sherr në emision mes Monika Kryemadhit dhe Eni Vasilit

Sherr në emision mes Monika Kryemadhit dhe Eni Vasilit

Një përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në Open në Top Channel.

Përplasja nisi kur Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës.

Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Monika Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

“Edhe ju keni bërë qoka duke nisur që nga minutazhi”, tha Kryemadhi

“Në këto 16 ditë ju kam ftuar ju, disa herë kam marë zotin Basha në telefon për të ardhur në Open që të flasë për tërmetin dhe nuk ka dëgjuar. Ne ju ftojmë ju nuk vini pastaj na akuzoni ne gazetarëve për gjithçka”, ndërhyri Eni Vasili.

“Akuza ime e parë është 51 viktma të vrarë me dashje. Familja Lala vdiq sepse nuk kishte 2 fadroma për të mbajtur soletën, pasi banesa nuk u rrëzua menjëherë”, tha Kryemadhi.

Në ato momente ndërhyri Alban Dudushi i cili i tha Kryemadhit që nuk jeni eksperte për të folur për atë pjesë

“Ju Alban nga i dini përgjigjet që thoni në emision”?- e pyeti Kryemadhi, Dudushin.

“Unë pyes ekspertët”, iu përgjigj Alban Dudushi.

“Edhe unë kam ekspertët e mi”, vijoi Kryemadhi.

“Na e thuaj kujt i referohesh”, vijoi Dudushi.

Në këto momente Kryemadhi akuzoi se gazetarin Alban Dudushi për qoka ndaj qeverisë.

“Ju i bëni qoka. Që me atë emisionin që bëtë me studentët”, tha Kryemadhi.

“Cilët studentë? Ju i bëtë presion studentëve që të mos marrin pjesë në emision. Ju Basha i bëtë presion studentëve”, iu kundërpërgj Dudushi.