Sheshel insiston: Integrimi kah Rusia, e ruan Kosovën

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel tha se integrimi i Serbisë me Rusinë është e vetmja mënyrë për ta ruajtur Kosovën.

Sheshel insiston: Integrimi kah Rusia, e ruan Kosovën

Ai theksoi se Bashkimi Evropian po e largon Kosovën nga Serbia dhe se shteti i tij “duhet të insistoj në afrimin sa më të madh me Rusinë”.

Seselj për gazetën serbe “Express”, duke iu referuar situatës në rajon, tha se ishte e pamundur që të qetësohen tensionet, kryesisht për shkak të kërkesave që kanë kroatët dhe shqiptarët.

“ Tani të gjithë ne japim koncesione dhe bëjmë thirrje për miqësi, por miqësi nuk ka”, paralajmëroi Sheshel.

Sheshel e ka përmendur disa herë dëshirën e tij që Serbia të orientohet kah Rusia, dhe jo nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com