Shfaqja e “Golden Globes” do të vazhdojë pavarësisht pandemisë

Shfaqja e “Golden Globes” do të vazhdojë pavarësisht pandemisë

Ceremonia e Golden Globes do të zhvillohet pavarësisht pandemisë të dielën pas një viti që paralizoi industrinë e argëtimit dhe nuk pamë të famshmit duke parakaluar tapetë të kuq, njofton Insajderi.

Shfaqja do të vazhdojë pa darkat gala të lezetshme, një luzmë fotografësh dhe fustane dizajnerësh që lidhen me festimin e filmave më të mirë të vitit dhe shfaqjeve televizive.

Ceremonia e së dielës, që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin NBC, do të zhvillohet nga dy vende, aktorët e humorit Tina Fey nga Nw York dhe Amy Poehler nga Beverly Hills, California.

Tom O’Neill, themelues i faqes në internet për parashikimin e çmimeve Goldderby.com, tha se Fey dhe Poehler ishin nikoqirët e përsosur për kohë të pazakonta. /Insajderi.com