Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar pesë persona në kantonet e Aargau, Zug dhe Cyrih, nën dyshimin e mashtrimit të Covid kredisë.
Shteti zviceran ka hartuar një politikë që të lëshohen kredi pa interes për bizneset që kanë pësuar nga situata me pandeminë. Kredia jepej me procedurë të shpejtë pa u thelluar në konfirmimi e të dhënave të aplikantëve.
Kështu, katër burra dhe një grua, në mes të moshave nga 21 deri në 52 vjec, disa nga Kosova e disa nga Zvicra kanë marrë kredi mijëra franga zvicerane duke përdorur informacione të rreme, njofton 20min.ch, transmeton Insajderi.
Pas arrestimit dy prej të dyshuarve janë liruar, ndërsa tre të tjerë janë mbajtur në arrest nga policia./Insajderi.com