Shifër e “çmendur”, sa u shiten syzet e John Lennonit në ankand

Shifër e “çmendur”, sa u shiten syzet e John Lennonit në ankand

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm “The Beatles” janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Syzet e diellit në formë të rrumbullakëta u shitën përafërsisht për 170 mijë euro.

Këto syze ishin nxjerrë në ankand nga Alan Herrig, shoferi i Ringo Starr dhe George Harrison, dy prej katër anëtarëve të Beatles, në fund të viteve ’60.

Ato ishin lënë në sediljen e pas të një veture në vitin 1968.

Herring ka treguar se kishte marrë një ditë Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon dhe i kishte dërguar djemtë në zyrë.

“Kur John doli nga vetura, pashë që kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe një xham e kishin të rënë”, theksoi ai

“Ku i kërkova Johnit nëse dëshironte t’ia riparoja, ai më tha të mos shqetësohesha se i kishte vetëm për stil”, tregoi ish-shoferi.