Shifra alarmante për dhunën ndaj grave në Kosovë – 628 raste për gjashtë muaj

Shifra alarmante për dhunën ndaj grave në Kosovë – 628 raste për gjashtë muaj

Dhuna ndaj grave, po vazhdon që të jetë një fenomen në shoqërinë kosovare.

Rrahje, maltretime dhe deri në vrasje të grave, janë ngjarjet që kanë shënuar rritje gjatë këtij viti në Kosovë.

628 raste të dhunës ndaj grave janë shënuar vetëm gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti në Kosovë, shkruan Insajderi.

Këto shifra janë zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës.

Në gjashtë mujorin e parë, qershori kishte prirë për nga rastet e dhunës ndaj grave, me gjithsejt 122 raste.

Emisioni hulumtues InDoks, prodhim i Gazetës Online Insajderi me autor Visar Duriqido të nis sezonin e ri të dielën.

InDoks këtë të diele në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10 do të transmetojë dokumentarin “Shteti që vret gra!”

Është ky një hetim mbi dhunën ndaj grave. Mbi dështimin e drejtësisë kosovare për të dhënë drejtësi për rastet e grave. Mbi implikimin e institucioneve në këtë krim.

Ekskluzivisht për këtë dokumentar flasin familjarë të viktimave. Flasin mbrojtës të tyre. Njerëz të shoqërisë civile. Dhe njerëz që mbajtën postet më të larta në Republikën e Kosovës. Flasin për dhunën e një kombi patriarkal. Për shtetin që vret gra.

Pos me hulumtime të reja mbi krimin e organizuar, të drejtat e njeriut, terrorizmin e politikën, InDoks në këtë sezoni vije edhe me një seri muzikash të reja që janë punuar ekskluzivisht për këtëemision nga Reduksioni “Djemtë e Abdullahit” dha këngëtari Milot Hoxha- Taste2.

Dokumentari i parë nis me historinë e trishtueshme të Donjeta Pajzitajt, një grua e vrarë në malet e Pejës për të cilën aktualisht shteti kosovarë nuk e ka asnjë person në burg për të, dhe trajton në detaje edhe rastet e grave të tjera që u vranë nga burrat e tyre dhe që drejtësia vendore dështoi ti parandalonte kur e pati seancën, dështoi edhe ti dënonte kur e kryen krimin./Insajderi.com

Këtu mund ta gjeni promon e dokumentarit:

 

InDoks | PROMO e sezonës së re

InDoks nis sezonën e re me hulumtime #Ekskluzive mbi krimin e organizuar, të drejtat e njeriut, terrorizmin e politikën në Kosovë.#InDoks është prodhim i Insajderi dhe transmetohet cdo të diele në RTV Dukagjini

Posted by InDoks on Friday, 5 October 2018