Shihni pak nga Rita Ora në filmin e ri bazuar në novelën e Charles Dickens

Shihni pak nga Rita Ora në filmin e ri bazuar në novelën e Charles Dickens

Sky Cinema ka publikuar trailerin e parë për adaptimin modern të Charles Dickens “Twist” – dhe sigurisht që nuk është ndryshe nga çdo Dickens që keni parë më parë deri më tani.

Rikrijimi i novelës “Oliver Twist” paraqet Raff Law në rolin kryesor të Twist, së bashku me Lena Headey si Sikes, Rita Ora si Dodge, Sir Michael Caine si Fagin, Franz Drameh si Batesey, Sophie Simnett si Red dhe David Walliams si Losberne.

“Ishte një nder të kisha shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mir! Unë kam rolin e Dodge, mezi pres që të gjithë të shihni!”, ka shkruar Rita në Instagram. Kjo e fundit ka marrë pjesë në disa projekte kinematografike, nga “Fast & Furious”, tek “50 Shades of Grey”.

Megjithatë, roli i Dodge duket se do jetë krejt ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim Ritën më parë. / Insajderi.com