Shikuesit mbetën të traumatizuar nga filmi i ri në Netflix

Shikuesit mbetën të traumatizuar nga filmi i ri në Netflix

Shikuesit e filmit “The Social Dilemma” në Netflix kanë mbetur të traumatizuar pasi panë dokumentarin i cili përqendrohet në realitetet e mediave sociale, shkruan Metro, transmeton Insajderi.

Shikuesit u zotuan që të mos përdorin kurrë më mediat sociale pasi morën një pamje të thellë sesi mediat sociale kanë ndikuar në jetën tonë. Shumë nuk e kuptuan se sa afër monitorohen të gjithë në internet. Sipas Netflix, hy hibrid dokumentar-dramë eksploron ndikimin e rrezikshëm njerëzor të rrjeteve sociale, me ekspertë të teknologjisë që ndezin alarmin për krijimet e tyre.

Dokumentari – i cili gjithashtu luan si një dramë narrative – përmban intervista me ekspertë të cilët kanë qenë të punësuar në Facebook, Google, Tëitter, Instagram dhe Pinterest të cilët të gjithë kanë pikëpamje të ngjashme të liga në lidhje me internetin. /Insajderi.com