Shira të forta në rajonin e Madridit, përmbytje nëpër rrugë, probleme në metro

Nëpër rrugë, si dhe në metro, edhe më tutje ka shumë probleme pas shirave të forta në rajonin e Madridit, ku ka përmbytje nëpër rrugë, ndërsa zjarrfikësit kanë pasur 150 intervenime, kanë publikuar autoritetet.

Shira të forta në rajonin e Madridit, përmbytje nëpër rrugë, probleme në metro

Më së shumti është goditur qyteti Arganda del Rej dhe mediet lokale paraqesin xhirimet se si nëpër rrugë derdhen uji dhe balta të cilat po i marrin edhe veturat dhe infrastrukturën rrugore, si dhe xhirimet e akullit të mbledhur nga breshëri.

Zëdhënësi i shërbimit emergjent në rajonin e Madridit ka thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe se ka pasur intervenime relativisht të vogla për një stuhi me fuqi kaq të madh, dhe se kishte nevojë për largimin e degëve nga rrugët, nxjerrje të ujit nga garazhe, bodrume dhe shitore të përmbytura.

Zjarrfikësit në këtë rajon dje kanë intervenuar 152 herë, kryesisht nëpër vende në jug dhe lindje të kryeqytetit. Në katër autostrada rreth Madridit mbrëmë është ndërprerë qarkullimi i trafikut, si dhe pesë linja të metros ku disa stacione ishin plotësisht të përmbytura.

Sot në mëngjes trafiku në disa autostrada edhe më tutje është i ndërprerë, dhe nuk punon asnjë linjë e metros në vendin Arganda del Rej.

Spitali i këtij qyteti gjithashtu është përmbytur, ku janë goditur edhe salla e operacioneve dhe ajo e lindjes, si dhe spitali i madh La Paz në Madrid, ka thënë zëdhënësi i shërbimit emergjent./Insajderi.com.