Shiten të gjitha biletat në kohë rekorde për përballjen ndërmjet McGregorit dhe Cerrones

Shiten të gjitha biletat në kohë rekorde për përballjen ndërmjet McGregorit dhe Cerrones

Është konfirmuar tashmë se Conor McGregor do të përballet me Donald Cerronen në kuadër të UFC 246.

Përballja në mes të dy boksierëve që janë pjesë e arteve marciale do të zhvillohet më 18 janar në Las Vegas.

Irlandezi nuk kishte boksuar që nga tetori i vitit të kaluar, atëherë kur kishte pësuar humbje nga Khabib Nurmagomedov, që eskaloi edhe jashtë ringut.

McGregor është i gatshëm që të rikthehet në UFC dhe përball; do ta ketë Cerronen, e që nga tifozët ka një interesim të madh.

Për përballjen që do të zhvillohet në T-Mobile Arena, Las Vegas, të gjitha biletat janë shitur për një ditë.

Sipas të presidentit të UFC-së, Dana White të ardhurat nga biletat kanë kapur shifrën e 10 milionë dollarëve.

Kjo tregon se do të jetë një meç për të mos e humbur e që bileta më e lirë ishte 300 dollarë, me më të shtrenjtë që kapte shifrën e 1500 dollarëve. /Telegrafi