Shitet nusja adoleshente nëpërmes të Facebookut

Në këtë përdorim barbare të teknologjisë, babai i vajzës fitoi 500 lopë, tre vetura dhe 10 mijë dollarë.

Shitet nusja adoleshente nëpërmes të Facebookut

Grupet për të drejtat e njeriut po e akuzojnë Facebookun pasi një nuse adoleshente nga Sudani Jugor përfundoi në ankand në këtë rrjet social.

Në një shpallje në Facebook shitej një vajzë 17 vjeçe, shkruan Time, dhe pretendohet se në gjithë këtë tregim janë të përzier pesë burra, prej të cilëve disa janë zyrtarë të lartë të qeverisë së Sudanit Jugor.

“Ky përdorim mizor i teknologjisë përkujton në tregti me skllevër. Është e pabesueshme se në rrjetin më të madh social mund të shitet vajza për martesë”, ka thënë George Otim, drejtori i organizatës për të drejta të njeriut “Plan South Sudan” dhe i bënë thirrje qeverisë ta hetojë këtë incident dhe t’i suspendojë të gjithë zyrtarët të cilët kanë marrë pjesë në këtë garë.

Nga Facebook për CNN kanë deklaruar se e kanë larguar ankandin on line më 9 nëntor, kur edhe kanë kuptuar për këtë shpallje, gjë që ishte 15 ditë pasi ajo ishte publikuar. Mirëpo, është e qartë se nuk ishte mjaftë shpejtë sepse vajza tashmë ishte e martuar për njeriun i cili për të kishte ofruar shumën më të madhe më 3 nëntor. Pretendohet se babai i vajzës kishte fituar 500 lopë, tri vetura dhe 10 mijë dollarë.

“Asnjë formë e tregtisë me njerëz nuk është e lejuar në Facebook”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë, por organizata joqeveritare “Equality Now” kërkon që Facebook të ndërmarrë hapa më të vendosura në mënyrë që të sigurohet se këto gjëra më kurrë të mos tolerohen në këtë rrjet social.

Martesat e fëmijëve është dukuri e shpeshtë në Sudanin Jugor, vlerësohet se 52 për qind të vogëlusheve në këtë vend martohen para se të mbushin 18 vjet. Kjo praktikë është për shkak të varfërisë, mungesës së ushqimit dhe jostabilitetit politik, por ato martohen edhe për ta shmangë dhunën seksuale apo për shkak se familjet nuk mund të kujdesen për to./Insajderi.com.