Shiu lë pa rrymë një pjesë të Prishtinës

Shiu lë pa rrymë një pjesë të Prishtinës

Mot me shi ka mbretëruar sot në vendin tonë. Pas disa ditësh me temperatura të larta, pasditen e sotme pati reshje të rrëmbyeshme shiu.

Si pasojë e reshjeve, po ka probleme të qarkullimit në trafik dhe jo vetëm.

Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar edhe një varg prishjes të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës.

Më e prekura  është zona e Prishtinës, ku kanë qenë deri në 8 dalje në prishje.