Shkak i vdekjes së mjekut nga Dragashi ishte virusi COVID-19

Shkak i vdekjes së mjekut nga Dragashi ishte virusi COVID-19

Mjeku nga Dragashi, Mynafir Beshiri, për të cilin të shtunën është raportuar së ka ndërruar jetë – shkak i vdekjes së tij ishte virusi COVID-19.

Oda e Mjekëve të Kosovës, ka deklaruar se Beshiri humbi jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

OMK ka shprehur ngushëllime për mjekun i cili ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi i ndjeri kishte qenë aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com

Humb betejën me koronavirusin mjeku nga DragashiNdahet nga jeta Dr. Mynafir BeshiriDr. Beshiri i ka shërbyer…

Gepostet von Oda e Mjekëve te Kosovës am Samstag, 29. August 2020