Shkarkohen anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Shkarkohen anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, njofton Insajderi.

Për shkarkimin e këtij Këshilli kanë votuar pro 62 deputetë, tre kanë votuar kundër si dhe 11 kanë abstenuar.

“Me 62 vota për, 3 kundër dhe 11 abstenime, është votuar rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca./Insajderi.com