Shkarkohet bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Shkarkohet bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar të enjten Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, njofton Insajderi.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, është shkarkuar kryesuesi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Arsim Berisha dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e pozitës.

Votimi për shkarkimin e këtij Bordi kishte dështuar në seancën e fundit. Kundër shkarkimit ishin partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas tyre, shkarkimi po bëhet për arsye banale, politike dhe jo profesionale./Insajderi.com