Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Britani

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Britani

Një bandë në Britani të Madhe është shkatërruar, pasi trafikonte emigrantë shqiptarë, por edhe turq.

Aksioni është organizuar nga policia e Anglisë dhe ajo e Uellsit, si dhe në bashkëpunim me autoritetet e emigracionit, përcjell albinfo.ch.

Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar, një grua 66-vjeçare dhe një bashkëpunëtor 27-vjeçar, në lidhje me këtë rast.

Ky grup ka sjell në Britani të Madhe 115 emigrantë shqiptarë dhe tre turq. Ata i sillnin emigrantët kryesisht nga Franca.

Shumica e emigrantëve të sjellë në Britani të Madhe kanë qenë të moshës 22 deri në 35-vjeçare, por mes tyre ka pasur edhe gra dhe fëmijë të trafikuar, raportojnë mediat shqiptare.

Operacioni “Telire”, duket se është bashkëpunim i autoriteteve britanike dhe franceze, ku tre tentative trafikimi janë penguar në Francë. Emigrantët paguanin nga 10 mijë funte për të ardhur në Britani.