Shkatërrohet rrjeti rus i spiunazhit

Shkatërrohet rrjeti rus i spiunazhit

Policia dhe shërbimi inteligjent njoftuan se kishin asgjësuar një rrjet rus spiunazhi, që vepronte nga ambasada ruse në Pragë.

Rrjeti ishte krijuar për të shenjestruar objektivë çekë dhe të huaj nëpërmjet serverave kompjuterikë.

“Rrjeti u shkatërrua dhe u asgjësua plotësisht”, deklaroi para parlamentit, kreu i Inteligjencës çeke BIS, Michal Koudelka.

Sipas tij, grupi i shpërbërë ishte pjesë e një rrjeti të krijuar nga Rusia edhe në vende të tjera evropiane, pa i përmendur këto të fundit./ATSH/