“Shkëlqekan muret, shkëlqyekan” – Rama tallet sërish me Veliajn

“Shkëlqekan muret, shkëlqyekan” – Rama tallet sërish me Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një prej familjeve e cila është strehaur në banesat sociale në Shkozë, pasi mbeti pa shtëpi nga tërmeti.

Rama ka shkuar në banesën e tyre në një prej pallateve në Shkozë dhe ajo që i ra në sy ishte lyerja e shkallëve të pallatit.

Ai nuk harroi porosinë që i kishte dhënë Veliajt një javë më parë, duke i thënë se tashmë shkallët shkëlqejnë, por kryetari i Bashkisë Tiranë i tregoi se ishin në një pallat tjetër.

Rama: I paskeni lyer muret?

Veliaj: Është tjetër shkallë.

Rama: Shkëlqekan muret, shkëlqekan.

Ndërkohë në fund të vizitës Rama sërish ka bërë një batutë për shkallët: Qenkan xix xix, ka lezet (dhe më pas buzëqeshi)./Marrë nga Dosja