
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në KTV ku ishte cituar të ketë thënë se: ” SHBA nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për territore, ua lë këtë palëve”.
Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojmë.
Ai mohon të ketë thënë këtë deklaratë, teksa ka sqaruar se çfarë ka thënë.
“Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.