fbpx

Shkenca tregon përfundimisht tri ushqimet që iu bëjnë të jetoni më gjatë

Shkenca tregon përfundimisht tri ushqimet që iu bëjnë të jetoni më gjatë

Një studim shkencor ka lidhur konsumimin e çokollatës, verës dhe birrës në jetëgjatësinë tuaj.

Një studim i vitit 2018 i udhëhequr nga Joanna Kaluza nga Universiteti i Varshavës ka matur efektet e ushqimeve në jetëgjatësi. Në mesin e ushqimeve, shkencëtarët përfshin çokollatën, verën dhe birrën, por edhe gjëra të tilla si kafeja dhe çaji.

Pra, çfarë kanë të gjitha këto ushqime të përbashkët? Sipas studiuesve, është natyra anti-inflamatore e këtyre ushqimeve që i bën njerëzit të jetojnë më gjatë.

Studimi u përqëndrua në një grup prej 68,000 burra dhe gra të moshës 45 deri në 83 vjeç.

Konkretisht, gjetjet konkluduan se ata të cilët zakonet e të ngrënit ishin në përputhje me një dietë anti-inflamatore kishin një rrezik 20% më të ulët të vuajtjes së problemeve fatale kardiovaskulare dhe një rrezik 13% më të ulët të vdekjes nga kanceri.