Shkencëtarët kanë krijuar ar prej plastike

Me vite ari ka qenë shenjë e pasurisë dhe e fuqisë. Për shkak të arit janë zhvilluar luftërat, janë vrarë sundimtarët, por edhe janë okupuar vendet që deri atëherë nuk kanë qenë të okupuara.

Shkencëtarët kanë krijuar ar prej plastike

Nëpër vite ari disi e ka humbur ekskluzivitetin por jo edhe vlerën.

Një grup i shkencëtarëve të Universitetit ETH në Cyrih kanë zbuluar se si të prodhojnë ar në laborator. Edhe atë jo çfarëdo ari. Ari i tyre është 5 deri 10 herë më i lehtë se ari tradicional prej 18 karatëve dhe mund të përdoret për prarim të stolive të cilat kështu do ta ruanin vlerën e tyre, por do të jenë shumë më të lehta.

Edhe derisa përzierja e arit 18 karatësh është bërë prej tri të katërtat e arit dhe një të katërtat e bakrit, ari i ri është bërë prej fibrave të proteinës dhe polimeritë e nano-kristaleve të arit. Tingëllon e komplikuar? Më thjesht mund të themi se e kanë krijuar arin prej plastikës.

Siç shpjegon një prej profesorëve i cili ka marrë pjesë në këtë zbulim Rafael Mezenga, ari i ri i ka të gjitha tiparet e plastikës dhe të arit. Është i lehtë, nëse bie në bazë të fortë tingëllon si plastikë, por e ka shkëlqimin e arit dhe mund të përpunohet si ari klasik.

Shkencëtarët madje kanë zbuluar se si të ndërrohet përbërja e arit në mënyrë që të përshtatet fortësia e materialit. Kështu mund të krijojnë cilin do lloj të arit, madje edhe me ngjyra të ndryshme.

Menzega thekson se ari plastik mund të përdoret për stoli, por edhe në pajisjet elektronike siç janë telefonat e mençur apo televizorët.

Shkencëtarët tashmë e kanë patentuar arin e tyre plastik si dhe gjithë procesin e prodhimit, prandaj në të ardhmen mund ta shohim arin plastik edhe në zbatimin praktik./Insajderi.com.