Shkencëtarët tashmë kanë një zemër 3D funksionale

Shkencëtarët tashmë kanë një zemër 3D funksionale

Për herë të parë shkencëtarët kanë printuar një zemër 3D,shkruan Insajderi.

Shkencëtarët kanë përdorur qeliza dhe inde njerëzore për të konstruktuar zemrën e vogël.

Ky zbulim është i jashtëzakonshëm, pasi një ditë teknologjia mund të zhvillohet për të printuar organe që punojnë duke i dhënë fund krizës së dhurimit të organeve.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i madh i vdekjes në botë.

Më shumë se një e treta e të gjitha vdekjeve janë të lidhur me zemrën.

Transplantimet e zemrës janë një tretman i zgjidhjes së fundit, por ka një numër të vogël të dhuruesve dhe një listë shumë të madhe të njerëzve që presin për tu kuruar.

Edhe nëse je me fat për të bërë një transplanto, rreth 10% e transplantove dështojnë sepse imuniteti i pacientëve e refuzon zemrën e dhuruesit.

Duke përdorur indet organike të pacientit por të printuar një zemër të re reduktohet ky rrezik.

Tani hulumtuesit do të mbledhin zemrat e printuara në laborator dhe ata shpresojnë t’i transplantojnë ato tek kafshët modele për ta trajnuar fillimisht.

Shkencëtarët ende duhet të provojnë nëse këto zemra mund të punojnë në mënyrë të duhur , por shpresojnë së një ditë spitalet mund të printojnë organe unike për çdo pacientë./Insajderi.com

Scientists have 3D-printed a working heart

A labour of love. ? Read more: https://wef.ch/2va1td5

Gepostet von World Economic Forum am Donnerstag, 18. April 2019