Shkencëtarët: Vaksina kundër koronavirusit jep rezultate premtuese tek majmunët

Shkencëtarët: Vaksina kundër koronavirusit jep rezultate premtuese tek majmunët

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se ata janë vetëm një hap përpara se të zhvillojnë një vaksinë që duhet për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Muajin e kaluar, ata morën rezultate premtuese duke injektuar një dozë të vetme të një vaksine të re te majmunët e llojit ‘rezus-makaku’, gjitarët më të afërt me njerëzit në strukturë.

Secili nga gjashtë majmunët morën nga një dozë të vaksinës dhe testet u kryen në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit në Montana të SHBA-së. Katër javë më vonë, të gjashtë majmunët ishin të shëndetshëm dhe nuk treguan asnjë shenjë të Covid-19.

Kjo do të thotë që testimi klinik i vaksinës së re do të fillojë deri në fund të muajit me një total prej 6,000 kandidatësh për të provuar nëse vaksina është efektive dhe e sigurt.

Nëse miratohet, disa milion doza mund të bëhen të disponueshme gjerësisht në fillim të shtatorit, transmeton Neë York Times.

Shumë ekipe shkencore dhe kompani bioteknologjike në mbarë botën po punojnë për zhvillimin e vaksinës dhe të paktën pesë ekipe shkencore janë në fazën paraprake të fazës fillestare të njohur si provat klinike.

Martin Bachmann, drejtues i Institutit Imunologjik në Inselspital në Bernë dhe themelues i startup-it Saiba Biotechaims, tha se planifikon të fillojë testimin te njerëzit në gusht në 240 vullnetarë nëse ai merr lejen e nevojshme nga Sëissmedic, organi mbikëqyrës i barnave.